Pedodontia është dega e stomatologjisë që merret me kujdesin dentar të fëmijëve, nga mosha e hershme deri në adoleshencë. Ajo përfshin parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve dentare në fëmijët, duke u fokusuar në zhvillimin e shëndetshëm të dhëmbëve dhe zakoneve të mira të higjienës orale.
Mjedisi ynë është krijuar që fëmijët të ndihen të sigurt dhe të qetë. Mjekët tanë janë të specializuar për të komunikuar me fëmijët dhe për t’i trajtuar me kujdes, durim dhe dashuri.
Kujdesi i hershëm është investimi më i mirë për një buzëqeshje të shëndetshme. Na kontaktoni për një konsultë falas!
Rekomandohet që vizita e parë të bëhet rreth moshës 1 vjeç ose menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë. Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve që në fillim.
Po! Dhëmbët e qumështit janë shumë të rëndësishëm për përtypje, të folur dhe ruajtjen e hapësirës për dhëmbët e përhershëm. Kujdesi ndaj tyre është thelbësor.
Ne ofrojmë një ambient miqësor për fëmijët dhe mjekët tanë përdorin metoda lozonjare dhe qetësuese. Gjithashtu, është mirë që prindërit të flasin pozitivisht për vizitën dentare.
Vizitat duhet të bëhen çdo 6 muaj, për të kontrolluar zhvillimin e dhëmbëve dhe për të parandaluar çdo problem në kohë.
Po, përdorim fluor dhe sealant mbrojtës që ndihmojnë në forcimin e dhëmbëve dhe parandalimin e prishjeve.
Misioni ynë është të ofrojmë kujdes dentar superior, me vëmendje të veçantë për rehatinë e pacientëve tanë. Nga parandalimi te implantologjia e përparuar, ne jemi këtu për t’u kujdesur për buzëqeshjen tuaj me profesionalizëm dhe pasion.