Ortodoncia është dega e stomatologjisë që merret me rregullimin e pozicionit të dhëmbëve dhe nofullave. Qëllimi nuk është vetëm një buzëqeshje estetike, por edhe një kafshim i shëndetshëm që ndihmon në të folur, përtypje dhe higjienë më të mirë orale.
Rezervo një konsultë falas dhe mëso si mund ta përmirësosh buzëqeshjen tënde me teknologjinë më të fundit ortodontike.
Rekomandohet që fëmijët të kontrollohen nga ortodonti që në moshën 7-vjeçare. Megjithatë, trajtimi mund të bëhet me sukses edhe në moshë madhore.
Po! Ortodoncia nuk ka moshë. Shumë të rritur zgjedhin aparatet e padukshëm për të përmirësuar buzëqeshjen pa tërhequr vëmendje.
Zakonisht nga 6 muaj deri në 2 vite, në varësi të kompleksitetit të rastit. Ne ofrojmë kontroll të rregullt dhe përcjellje të rezultateve gjatë gjithë procesit.
Mund të ketë shqetësim të lehtë në ditët e para pas vendosjes ose rregullimeve, por është diçka e përkohshme dhe e menaxhueshme.
Çmimi ndryshon sipas llojit të aparatit dhe kohëzgjatjes së trajtimit. Ne ofrojmë këshillim falas dhe mundësi pagese të përshtatshme për çdo pacient.
Misioni ynë është të ofrojmë kujdes dentar superior, me vëmendje të veçantë për rehatinë e pacientëve tanë. Nga parandalimi te implantologjia e përparuar, ne jemi këtu për t’u kujdesur për buzëqeshjen tuaj me profesionalizëm dhe pasion.